BallinaLajmeKapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Të ngjajshme

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO dhe BE, synim strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në...

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka...

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt 2025.

Operacioni policor, i koduar “Pesha e krimit”, u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturave të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ata dyshohet se kryen veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia njofton se operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe autorësinë e vrasjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy të arrestuarve, raporton JOQ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz