BallinaLajmeHamza viziton bizneset në Gjakovë, premton mbështetje për sektorin privat dhe lehtësira...

Hamza viziton bizneset në Gjakovë, premton mbështetje për sektorin privat dhe lehtësira fiskale

Të ngjajshme

Ylli i Bayernit dërgohet me karrocë invalidësh në stadium

Serge Gnabry është një prej mungesave të mëdha të...

Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka...

Ariana Grande paralajmëron albumin e ri

Ariana Grande ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj...

Nagavci LDK-së: Jo kush mund të jetë, po kush është? Vendosni dhe sillni nënshkrimet

Nga LDK-ja nuk janë përgjigjur konkretisht për ofertën e...

Bajrami: Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, kjo nuk do të ndodhë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës në bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka theksuar rëndësinë e bizneseve vendore për zhvillimin ekonomik të vendit, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për to.

Ai ka deklaruar se, nëse zgjidhet kryeministër, do të jetë partner i fuqishëm i sektorit privat përmes investimeve, granteve dhe politikave mbështetëse, me synim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave për punëtorët e sektorit privat.

Hamza ka paralajmëruar edhe ndryshime ligjore, duke përfshirë rishikimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale, në mënyrë që, sipas tij, të lehtësohet barra financiare mbi bizneset.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se qeveria që ai synon të udhëheqë do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i PDK-së ka njoftuar se ka nisur një tur takimesh nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ku do të prezantojë programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz