back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaxhiu: Në 2018 ne dolëm kundër Llabanit, ja çfarë përgjigje pranuam në...

Haxhiu: Në 2018 ne dolëm kundër Llabanit, ja çfarë përgjigje pranuam në atë kohë

Të ngjajshme

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje në vitin 2018 ka qenë kundër dekretimit të gjyqtarit në Kushtetuese, Radomir Llaban.

Por Haxhiu thotë se tentimin e tyre e kishin cilësuar si ndërhyre në pavarësinë e tyre.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.
Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre” ” shkruan Haxhiu në reagim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit