Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërpritej
dp

Lexo edheLushtaku: I lutem Kurtit që të mos e sjellë situatën që të reagojmë, sikur para-ardhësit e kemi obligim të reagojmë ndaj një grusht-shteti

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka bërë përpjekjet maksimale për të përmbyllur me sukses përzgjedhjen e presidentit.
“Përkundër kësaj, jam përballur me akuza, kinse po bëj puç institucional, por krejt kjo është bërë për të bërë tension e të cenohej integriteti i institucioneve të vendit” ka thënë Haxhiu përpara deputetëve të pranishëm në Kuvend – vetëm ata të mazhorancës.
Ajo tha se me shumë gjasë, kjo është seanca e fundit e kësaj legjislature.
“Po presim edhe pak minuta” tha ajo, duke shpresuar në prezencën e opozitës, që paraprakisht bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

Lexo edheLushtaku: I lutem Kurtit që të mos e sjellë situatën që të reagojmë, sikur para-ardhësit e kemi obligim të reagojmë ndaj një grusht-shteti
Kujtojmë se në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Në këto rrethana, Kuvendi duhet të shpërndahet dhe vendit t’i hapet rruga për zgjedhje të reja.