Haxhiu godet PSD-në dhe Alternativën, i quan paterica në Kuvend
dp
Lexo edheHoxha: Këshilli i BE-së të ndjekë shembullin e Parlamentit Evropian, kosovarët e meritojnë lirinë e lëvizjes
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka goditur ashpër dy partitë opozitare PSD-në dhe Alternativën të cilët sot qëndruan në seancën e Kuvendit, seancë të cilën e bojkotuan deputetët e VV-së dhe LDK-së.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova gjithmonë u ka parë sherrin patericave në Kuvend.
“Kosova gjithmonë, sikurse edhe sot, ia ka pa sherrin patericave në Kuvend. Duke iu falënderuar atyre pra patericave, qeveritë kriminale kanë vazhduar mandatin!”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edheHoxha: Këshilli i BE-së të ndjekë shembullin e Parlamentit Evropian, kosovarët e meritojnë lirinë e lëvizjes
Ndërkaq deputetja Mimoza Kusari-Lila në një prononcim për Telegrafin ka treguar më herët se përse vendosen të qëndrojnë në seancë
“Është qëndrim i Alternativës që të jemi në sallë sa herë që ka kuorum, por ne nuk ua mundësojmë kuorumin e partive në pushtet”, ka thënë Kusari-Lila. /Telegrafi/