Haxhiu: Gjyqtarët serbë u paguan nga Serbia, merrnin pjesë në takime ku diskutohej bllokimi rrugëve – pranojeni dorëheqjen e tyre

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thirrur konferencë për media.
Me këtë rast Haxhiu është deklaruar edhe në lidhje me çështjen e kërkesës së gjyqtarëve serbe për dorëheqje dhe pritjes që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës të marrë vendim sot mbi këtë çështje.
Haxhiu tha se referuar të dhënave ish gjyqtarët dhe ish prokurorët serbë sikurse edhe stafi mbështetës kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë financiarisht nga Serbia.
“Pra edhe gjatë kohës sa ata kanë qenë prokurorë e gjyqtarë janë paguar nga Serbia. Lojaliteti i treguar për Serbinë është shpërblyer edhe me mjete financiare në kohën kur është pritur që të njëjtit të ushtrojnë mandatin e tyre në dobi të qytetarëve. Ka shumë raste, disa prej tyre edhe publike, ku ish-gjyqtarë e prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi, si dhe në Kosovë, ku janë diskutuar plane e janë marrë vendime për bllokim të rrugëve”.
“Pjesa dërmuese e tyre vazhdojnë të pranojnë mjete financiare nga Serbia që nga viti 2017 e deri më tani. Edhe gjatë kohës sa ishin prokuror dhe gjyqtarë në Kosovë. Pagesat që kishin filluar t’i merrnin në tetor 2017 dëshmon se ata…Legjislacioni përcakton se mandati i prokurorit apo gjyqtarit përfundon me dorëheqje, ky vendim nuk varet nga ndonjë akt tjetër”,deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

Lexo edhePamje të reja nga aksidenti i rëndë në rrugën Shkup-Prishtinë
Haxhiu u ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësorë të Kosovës që t’i lirojë këta gjyqtarë serbë pasi thotë se të njëjtit kanë vendosur vetë që të japin dorëheqje.
“Ftoj Këshillin Gjyqësorë të Kosovës që të ndjekë veprimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sytë tanë sot janë tek Këshilli Gjyqësorë i Kosovës sepse nëse vepron në kundërshtim me legjislacionin në fuq i kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm dhe me një abuzim të përgjegjësive që ata i kanë. E thërrasë KGJK që të mos bie pre e ndikimi të askujt as ato vendore dhe as ato ndërkombëtare. Mua më pamundësohet të ushtrojë detyrën time që ata gjyqtarë t’i lirojë nga detyra sepse Këshilli Gjyqësorë nuk po vepron”./Lajmi.net/














