back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHaxhiu flet për zgjedhjet: PDK do t’i fitoj!

Haxhiu flet për zgjedhjet: PDK do t’i fitoj!

Të ngjajshme

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë për GazetaBlic se partia e tij është e gatshme që t`i fitojë zgjedhjet.

“Zgjedhje ka sivjet, d.m.th janë të parapara zgjedhjet lokale, por situata të caktuara nëse subjektet politike dakordohen, PDK si partia ma e madhe në vend është e gatshme që t`i fitojë sërish ato” ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se në zgjedhje mund të qojnë vetëm çështjet me interes për vendin.

“Nuk jemi tu pa akuza e kundër akuza, por jemi duke parë opinione. Në demokraci po jetojmë dhe njerëzit kanë të drejtë shprehen edhe brenda subjektit…aty ku mendojnë ata. Mendimet janë të ndryshme për çështje të caktuara kështu që po, nuk mundet me qenë kjo arsye në zgjedhje. Arsyet për të shkuar në zgjedhje mund të jenë më madhore, për që kanë të bëjnë me interesin e vendit. Nëse konstatohet se mund të ketë ndonjë stagnim atëherë mund të vendoset për zgjedhje, por jo për shkak të akuzave dhe kundër akuzave”, ka përfunduar Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu ka folur edhe për transformimin e ushtrisë, ku ka thënë se është e rëndësishme që procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës ka kaluar në një pozicion tjetër që tani është bërë temë diskutimi e të gjitha tavolinave ndërkombëtare.

Ndryshe, të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshme për te shkuar në zgjedhje, si dhe kanë filluar që t`i prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave. /GazetaBlic.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz