back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHaxhiu: E çuditshme, lirohet serbi që ka komunikim me Rusinë

Haxhiu: E çuditshme, lirohet serbi që ka komunikim me Rusinë

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Arrestimi dhe pastaj lirimi i dy shtetasve të Serbisë të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës, ka habitur institucionet e Kosovës.

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë në një konferencë për medie, se pas situatës së krijuar në Ukrainë, institucionet e sigurisë duhet të kenë bashkëpunim e jo injorim të situatës.

Haxhiu tha se vendimi i Prokurorisë është i çuditshëm, duke thënë se njëri nga të akuzuarit, sipas informacioneve, ka bashkëpunim me Rusinë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës kërkon vigjilencë dhe i inkurajonëq institucionet që të punojnë në këtë drejtim./EO/

Të Fundit

Sport

ShowBiz