Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është detyrim shtetëror
dp

Lexo edhePro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, ka kujtuar martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit, 82 civilë shqiptarë të vrarë më 14 maj 1999 nga forcat serbe.
Përmed një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se në këto fshatra u goditën njerëz të paarmatosur, banorë e mysafirë që lufta i kishte gjetur aty.
“Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani mbeten dëshmi e një mizorie të planifikuar, e një aparati shtetëror që e ktheu vrasjen e shqiptarëve në metodë lufte dhe dëbimin në qëllim politik”, ka shkruar ajo.

Lexo edhePro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon
Ndër të tjera, Haxhi tha se drejtësia për këto masakra është detyrim ndaj familjeve, ndaj të mbijetuarve dhe ndaj Republikës sonë.