Haxhiu: Derisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit mbetet e paplotë
dp

Lexo edheKurti mbetet tek fushata me espresso, i kërkon kamarierit t’ia mbushë pak më shumë se 51 %

27 vjet që nga zhdukja e profesorit dhe politikanit Hoti, Haxhiu e ka përkujtuar si ndër zërat më të qartë të mendimit politik shqiptar, “që kërkesën për Republikën e Kosovës e artikuloi me dije, guxim dhe bindje të palëkundur”.
“Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë. E vërteta për të është detyrim ndaj familjes, ndaj historisë dhe ndaj Republikës që ai e mendoi para se ajo të bëhej shtet”, shkroi Haxhiu.
Ukshin Hoti u arrestua në vitin 1994 për aktivitetin e tij politik dhe u dënua me pesë vjet burgim. Më 16 maj 1999, një ditë para përfundimit të dënimit, ai u nxor nga Burgu i Dubravës dhe që nga ajo ditë rezulton i zhdukur.

Lexo edheKurti mbetet tek fushata me espresso, i kërkon kamarierit t’ia mbushë pak më shumë se 51 %