Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, ka mposhtur polakun Bartlomiej Grafka.
Me këtë meç, Krasniqi ka bërë një hap të vlefshëm për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote në peshat super të mesme.
Pas 8 rundeve sa ishin gjithsejt, Krasniqi u shpall fitues me anë të vlerësimit më pikë nga gjyqtarët.
Kjo ishte sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.
Krasniqi tanimë i ka 46 fitore dhe pesë humbje. /IndeksOnline/