BallinaLajmeHaxhi Avdyli: Nëse LDK-ja mbetet në Agim Veliun, vaj halli për të

Haxhi Avdyli: Nëse LDK-ja mbetet në Agim Veliun, vaj halli për të

Të ngjajshme

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të...

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e...

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në T7, ka thënë se nëse LDK-ja mbetet në nënkryetarin e saj, Agim Veliun, atëherë vaj halli për këtë parti.

“Nëse LDK-ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet”, është shprehur Avdyli.

“Një parti si LDK-ja e viteve të 90-ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”.

Tutje, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK-së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.

“Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz