Monday, July 21, 2025
BallinaSportHatri i babës ftohet te Kosova me të njofshëm, tifozët shpërthejnë në...

Hatri i babës ftohet te Kosova me të njofshëm, tifozët shpërthejnë në rrjete sociale

Të ngjajshme

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot ka publikuar listën e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjen tepër të rëndësishme kundër Anglisë.

Kosova U21 udhëton më 9 shtator për në Angli për t’u përballur me ‘Tre Luanët’ shumë të papërshtatshëm dhe njëherit, rivali kryesor në këto kualifikime, shkruan Reporteri.net

Përzgjedhësi i kësaj Përfaqësuese, Rafet Prekazi para pak orëve ka bërë publike listën, e cila nuk ka kaluar pa pakënaqësi. Madje me pretendime se dikush është ftuar ‘me të njofshëm’.

Rafet Prekazi ka ftuar në Përfaqësuese, Donat Hasanajn, i cili është djali i Përparim Hasanajt [ish gjyqtari i njohur që sot është kryetar i Komisionit për Gjyqtarë në FFK].

Foto e skrinshotuar nga ‘Fansat e Futbollit Kosovar’

Donat Hasanaj luan për Dritën, skuadër ku u transferua këtë verë nga Prishtina, derisa këtë sezon për skuadrën e parë ai nuk ka luajtur më shumë se 10 minuta.

Foto e skrinshotuar nga ‘Fansat e Futbollit Kosovar’

Përderisa Donat Hasanaj është ftuar me vetëm 10 minuta paraqitje, tifozët janë të dëshpruar që Jetmir Topalli e Leotrim Kryeziu nuk janë thirrur nga Prekazi.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që tifozët pretendojnë se Hasanaj po ftohet ‘me të njofshëm’, pasi edhe në grumbullimet paraprake ka pasur pretendime të tilla./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit