BallinaLajmeHaskuka tregon grafikonin e dhimbshëm për Kosovën, me të cilin e godet...

Haskuka tregon grafikonin e dhimbshëm për Kosovën, me të cilin e godet LDK-në

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka publikuar një grafikon të dhimbshëm për Kosovën.

Me këtë grafikon, tregohen shifrat alarmante të rritjes së çmimeve, emigrimit jashtë vendit dhe numrit të madh të aplikimeve për azil.

Haskuka ka thënë se nuk e di nëse ka mbetur ende dikush në LDK që do ndryshim, por që i ka porositur se presidenti nuk është prioritet emergjent.

“Tre grafikone të cilat tregojnë ku jemi katandisur si shtet e si shoqëri.

E para tregon cmimet dhe të ardhurat në Kosovë. Cmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, Suedi, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Paramendoni çmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, ndërsa me të ardhura jemi 18 herë më të varfër se Luksemburgu.

E dyta, me emigrim jashtë vendit Kosova është e para në Evropë, nga viti 2007 ne kemi humbur 15,4% të popullatës, diku rreth 300,000 persona shumica të rinjë dhe të edukuar kanë ikur nga Kosova, me këtë trend Kosova do të mbetet pa të rinj dhe pa perspektivë.

E treta, numri i aplikimeve për azil në Evropë në vitin 2015, pas ikjes së LDK-së nga VLAN-i dhe formimit të Qeverisë PDK-LDK, ndodhi një ikje masive ku sipas Eurostat, pas Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, Kosova ishte vendi i katër me kerkesat për azil në vendet Evropiane.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk kemi luksin edhe për një ikje massive, duhet të ndalet ky trend, për ndaljen e saj duhet ndryshim I madh, qeverisje me program, me reduktim drastic të ministrive dhe me focus në gjëra konkrete. Presidenti nuk është prioritet emergjent. Prioritet është formimi I qeverisë që do të ndalë ikjen dhe të kthej shpresën. Me shpresë që në LDK ka ende të atillë që duan ndryshimin”, shkruan Haskuka në Facebook./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz