BallinaLajmeHashim Thaçi u prit nga Donald Trump

Hashim Thaçi u prit nga Donald Trump

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku më pas është pritur nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Në këtë takim të shkurtër me presidentin Trump, presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Presidenti i Amerikës, populli i Amerikës, i kanë dhënë gjithmonë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë dhe më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi.

Thaçi shtoi se vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Presidenti Thaçi gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të shuma më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz