BallinaShqiptareHashim Thaçi: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë...

Hashim Thaçi: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një falënderim të gjatë ndaj Shqipërisë për gjithë ndihmën që iu dha shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të luftës dhe gjatë viteve sa ishte nën Jugosllavinë.

Ai këto fjalë i tha në akademinë solemne ““Faleminderit Shqipëri” e organizuar nga qendra “BogdaniPolis” e Katedrales “Shën Nënë Tereza”, njofton Klan Kosova.

“Kjo akademi me karakter falënderimi na sprovon mendjen tonë të kthjellët dhe zemën tonë të pastër përa fjalës më sublime, atdheut. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë i shprehim falënderim të veçantë”.

“Atdheu është i përjetshëm dhe individi i përkohshëm. Atdheu është hyjnor, prandaj falënderohet përulësisht Shqipëria e përjetshme dhe historike, Shqipëria skënderbegiane që i mbijetoi shekujve, luftërave dhe pushtimeve. Shqipëria që qëndron mbi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës dhe unitetit fetar. E gjuhës dhe kulturës sonë të përbahskët që nuk u zhbë nga asnjë trysni. Shqipëria me frymë dhe traditë evropiane perëndimore”.

Thaçi në këtë fjalim para shumë figurave të larta shtetërore tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.

“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”.

“Falendëerojmë Shqipërinë që mbrojti dhe pati kapacitete t’i strehojë shqiptarët e Kosovës dhe që përkrahu ngritjen e Kosovës edhe në vitin 1968 dhe 1981 në kërkesën për Kosovën Republikë. Pa Shqipërinë nuk do të kishim çlirim dhe nuk do të ishim të pavarur”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz