Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij
dp

Lexo edheDeputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Hasani tha se në Kosovë dhe në vendet evropiane prokuroria është organ i pavarur nga pushteti dhe se kryeministri nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.
“Deklarata e Kurtit për prokurorët në SHBA nuk qëndron. Në vendet në Evropë, përfshirë edhe Kosovën, prokuroria është organ i pavarur nga ekzekutivi. I ka përzier gjërat bazike. Asnjë të drejtë nuk ka kryetari i qeverisë, as këtu e as askund, me të tregu që nuk mund të bëhesh kryeprokuror, sepse është Këshilli Prokurorial ai që e zgjedh kryeprokurorin”, deklaroi Hasani në Klan.
Ai mes tjerash theksoi se pushteti aktual synon të ushtrojë kontroll mbi organin e akuzës për shkak të rasteve që janë duke u trajtuar ndaj zyrtarëve qeveritarë.

Lexo edheDeputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi
“Unë besoj fuqishëm që Kurti dhe pushteti aktual e kanë jetike me kap organin e akuzës, me pas kryeprokurorin e tyre për me i mbyllë rastet që janë në procedurë e sipër kundër ministrave dhe pushtetarëve të Kurtit”, deklaroi Hasani.