Pas kalimit të ciklonit të sotëm nesër nga jugu i Mesdheut dhe Deti Jon do të krijohet një ciklon shumë më i fuqishëm i cili do të na sjell stuhi të vërtetë dimërore me erëra të fuqishme verilindore dhe reshje të dendura bore.
Reshjet më të fuqishme priten në orët e mëngjesit. Stuhia e bores do të godet Kosoven, pjesë të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Shqipëria do të goditet nga reshje shiu në perëndim dhe reshje bore në lindje dhe veri.
Përpos Kosoves nesër stuhi të fuqishme dimërore do të përfshijnë edhe Malin e Zi, Bosnjen dhe Hercegovinen si dhe Serbinë.
Reshje dëbore do të ketë edhe të Premten ndërsa nga e shtuna mund të kemi stabilizim të motit.
Përgadituni mirë për stuhinë e fuqishme të dëbores që nesër do të godet Kosoven!