Haradinaj: Vëllai i Kurtit ka hyrë aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji
dp

Lexo edheZhduket 62-vjeçari nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e gjetjen e tij

Ai u shpreh se nuk është rastësi krijimi i disa kompanive, për të cilat tha se kanë një lloj lidhjeje me Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Haradinajt, në këto procese është përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, për të cilin ai tha se është pjesë e vlerësimeve të kontratave në energji.
“A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me Vetëvendosjen. Deri edhe vëllai i kryeministrit ka hyrë aty ku bëhen këto vlerësimet e kontratave. Vëllai i Albin Kurtit ka hyrë aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji. Ka hyrë në punë aty ku bëhen ato kalkulimet e blerjeve”, tha ai.

Lexo edheZhduket 62-vjeçari nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e gjetjen e tij