back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj takohet me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Haradinaj takohet me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Të ngjajshme

Gjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe Shqipëra

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në...

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der...

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

 Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët, i cili e uroi kryeministrin për detyrën dhe instalimin e dinamikës së re qeverisëse.

Në takim, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet  institucionit të Avokatit të Popullit dhe Qeverisë, me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut në vend.

Avokati i Popullit e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me çështjet të cilat i trajton ky institucion, të drejtat e njeriut përballë shtetit dhe institucioneve, siç janë rasti i faturimit të energjisë elektrike, konkretisht detyrimi i qytetarëve të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit, me të cilin detyrim janë shkelur katër ligje bazë.

Sëdyti, Avokati i Popullit e informoi Kryeministrin lidhur me procesimin rreth Fondit të Pensioneve të Kosovës të bartur në Serbi, që paraqet shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të pensionistëve si lëndë e Gjykatës së Strasburgut.

Sëtreti rishqyrtimin e një vendimi të MPMS-së që i detyron të moshuarit edhe kur janë në pamundësi fizike të dëshmojnë në çdo gjashtë muaj se janë gjallë, gjë që sipas Jasharit cenon dinjitetin e njeriut.

Kryeministri është njoftuar edhe për shqetësimet e Avokatit të Popullit lidhur me diskriminimin dhe gjuhën fyese e përdorur në tekstet shkollore për personat me aftësi të kufizuar, sidomos për personat me sindromin Down.

Kryeministri Haradinaj, tha se e vlerëson lartë punën e madhe të këtij institucioni, i cili nga barometri i BE-së për institucionet e pavarura prinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst Qeveria do të ofrojë mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe për institucionet tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Duke qenë se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të pacenueshme, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin dhe promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz