BallinaLajmeHaradinaj: S’po kam kohë për gruan e fëmijët e mi, e po...

Haradinaj: S’po kam kohë për gruan e fëmijët e mi, e po kam kohë me përcjell kush kon po e punëson

Të ngjajshme

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për punësimet familjare dhe partiake të të afërmve të zyrtarëve të partisë së tij – raporton Periskopi.

Haradinaj ka thënë se ai si kryetar qeverie nuk po ka kohë për familjen e tij, e lëre më t’i përcjell punësimet nëpër ndërmarrje publike.

“Qytetarët kanë shumë të drejtë pse reagojnë që disa të punësuar, ndoshta bëjnë 10 janë të lidhur politikisht. Mujnë me qenë edhe 20. T’u u marrë me tema të mëdha si kryetar qeverie, s’mund të merrem edhe me këto çështje. Nxitni veprime ligjore nëse vëreni diçka parregullsi. S’muj me i thanë askujt mos hy në punë. Unë besoj që ka ndikim edhe pozita e të afërmve. Nuk është mesazh i mirë që të ketë këto punësime. S’muj me ia ndal askujt”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV’së.

Ai ka folur edhe për punësimin e gruas së vëllait të tij pa konkurs në Telekom, si zëvendësdrejtoreshë e Financave.

“Nuk e di nëse gruaja e vëllaut tim ka qenë pa konkurs. I shoh shumë rrallë. Shumë rrallë po e shoh edhe Anitën. Në zyrën ku punoj unë nuk ndodhin këto gjëra. S’ka as të partisë, as të familjes. Qysh me mbrri unë te kompanitë me dit kush kënd po e punëson. Në 6 e 30 kur dal prej shtëpisë fëmija e mi janë në gjum. Kur kthehem në 12:00 ata sërish janë në gjumë. Vetëm të dielën po i shoh. Unë nuk e kam punësuar askënd në Qeveri, as në postë. Më së paku të Aleancës ka të punësuar në ndërmarrje publike”, ka thënë Haradinaj tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz