back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj – Ramës: Taksa në Rrugën e Kombit e gjobit Kosovën me...

Haradinaj – Ramës: Taksa në Rrugën e Kombit e gjobit Kosovën me 13 milionë euro në vit

Të ngjajshme

57-vjeçare por Mihria sfidon vajzat e reja (foto)

Këngëtarja kosovare Mirhie Braha po sfidon vajzat e reja. Në...

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa e vendosur në Rrugën e Kombit i ka shkaktuar dëme Kosovës.

Haradinaj deklaroi se është e vërtetë se është rritur eksporti i Shqipërisë për 30 për qind në Kosovë, ka mbërritur në 70 milionë euro, duke u shprehur i bindur se sikur të kishte pas një qasje më të hapur të ndërsjellë, kjo gjendje do të ishte dukshëm më e mirë.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se i është vendosur një dënim marrëdhënies Kosovë-Shqipëri, prej 13 milionë eurosh për qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave.

“Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë, jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, Kosovë – Shqipëri, por përkundrazi i kemi vendosur vetes pengesa duke e fajësuar njëri-tjetrin”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz