BallinaLajmeHaradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës...

Haradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e cila lindi nga gjaku i derdhur!

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 7-vjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si vendimin më të rëndësishëm të Qeverisë që ai drejtoi, të marrë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Haradinaj theksoi se Ushtria e Kosovës është akt historik që vulosi sovranitetin, sigurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes.

7 vite guxim, 7 vite krenari, 7 vite Ushtria e Kosovës krah nesh!

Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë.

Ushtria e Kosovës lindi nga gjaku i derdhur, nga bekimi i nënave, nga hapat e luftëtarëve që nuk u kthyen kurrë, por na lanë lirinë amanet.

E bëmë ushtrinë.

E bëmë shtetin më të sigurt.

E bëmë Kosovën më të fortë.

#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz