back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeHaradinaj po e mban taksën për pushtet e PDK me Listën Serbe...

Haradinaj po e mban taksën për pushtet e PDK me Listën Serbe po punojnë në ndarjen e Kosovës, thotë Kurti

Të ngjajshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe kanë politika të përbashkëta.

Sipas tij, që të dyja kanë politikë ndarjen e Kosovës dhe legjitimimin e strukturave kriminale të Serbisë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, duke shtuar se për zgjedhjet në veri qytetarët kanë vetëm dy mundësi.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe i kemi vetëm dy alternativa, nga njëra anë Lista Serbe dhe PDK-ja nga ana tjetër kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lista Serbe dhe PDK nuk janë me kandidatë të përbashkët por me politika të përbashkëta për ndarjen e Kosovës por edhe për legjitimimin e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Vet lista Serbe nuk do të kishte mundësi që të vepronte në Kosovë e kundër Kosovës pa lejen dhe miratimin e PDK-së”, ka thënë Kurti.

Kreu i LVV-së kritikoi edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas Kurtit, Haradinaj nuk është duke insistuar në mos heqjen e taksës ndaj produkteve serbe se beson në të, por se e di se do ta heqin nga pushteti.

“Kryeministri Haradinaj nuk po qëndron se beson në taksën 100% por se e donë pushtetin, e ka kuptuar po e hoqi taksën do ta heqin nga pushteti prandaj po e zgjat sa të mundet qëndrimin në pushtet”, tha ai më tutje.

Kurti në këtë tubim ka prezantuar edhe kandidatët e LVV-së për kryetarë të komunave me shumicë serbe.

Kandidatët e LVV-së janë: Liridona Kahrimani, kandidate për kryetare në Zubin Potok, për komunën e Leposaviqit, Fisnik Veseli, për komunën e Zveçanit do të jetë Avdi Peci, dhe për gjysmën veriore të Mitrovicës do të jetë Erden Atiqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz