BallinaLajmeHaradinaj pas takimit me Nënsekretarin amerikan: Jemi të gatshëm të diskutojmë për...

Haradinaj pas takimit me Nënsekretarin amerikan: Jemi të gatshëm të diskutojmë për tregtinë e lirë me Serbinë

Të ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në vitet 98-99

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e...

OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë

Sot, në përvjetorin  28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë...

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka,...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale, ka thënë se tash Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të platformës së dialogut dhe ligjit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz