back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë lehtësira...

Haradinaj: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë lehtësira për prodhuesit e qumështit

Të ngjajshme

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar...

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët...
- Advertisement -

Në përputhje me premtimet e dhëna dje në takim me prodhuesit e qumështit, kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ofrimin e lehtësirave doganore për prodhuesit e qumështit në Republikën e Kosovës. 

- Advertisement -


“Jemi të angazhuar që t’i mbrojmë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, dhe në funksion të këtij angazhimi nga 1 janari i vitit të ardhshëm prodhuesit dhe fermerët do të lirohen nga dogana dhe akciza për pajisjet dhe makineritë që përdoren në sektorin e prodhimit të qumështit”, tha kryeministri Haradinaj në takim të serishëm me përfaqësues të këtij sektori, të udhëhequr nga Besim Kuqi.

Njëkohësisht do të shikohen të gjitha mundësitë për donacione si dhe të rishqyrtohen subvencionet qeveritare, që nga to të përfitoj edhe ky sektor.

Në takimin e sotëm që kryeministri ka zhvilluar me delegacionin e prodhuesve të qumështit ishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz