back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHaradinaj në takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë...

Haradinaj në takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkua

Të ngjajshme

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi z. Moore, për të arriturat në Kosovë, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës në të gjitha etapat, kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit britanik për anëtarësimin e  Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 “Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe jemi të përkushtuar për fuqizimin e partneritetit mes të dyja vendeve”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e vendit, për arritjen e një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, që qon në njohje reciproke, në kufinjtë ekzistues.

 “Votimi i ligjit dhe platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës është një tjetër hap i rëndësishëm, që tregon qartë dhe unitetin e institucioneve tona, karshi dialogut”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke falënderuar qëndrimin e Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij në të gjitha proceset e rëndësishme dhe në rrugën evropiane të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz