Haradinaj në përvjetorin e masakrave në Dukagjin: 102 shqiptarë u ekzekutuan pa mëshirë nga forcat serbe
dp

Lexo edheUdhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!

Haradinaj tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan pa mëshirë nga njësitet ushtarake dhe policore të shtetit serb, si hakmarrje ndaj humbjeve që po pësonin në frontet e luftës.
Në përvjetorin e këtyre masakrave, ai kujtoi dhe nderoi edhe eprorët e luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga kjo anë e Dukagjinit, të rënë në beteja të ndryshme për liri: Skender Çekun nga Qyshku, Jahë Kabashin, Blerim e Bekim Kelmendin, si dhe Rifat Veselin nga Llabjani.
“Këto masakra janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaloi Kosova deri te liria, por edhe e sakrificës së madhe të njerëzve tanë që nuk u përkulën kurrë përballë armikut”, ka deklaruar Haradinaj.

Lexo edheUdhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!