BallinaLajmeHaradinaj në Bruksel komenton deklaratën e Simmons

Haradinaj në Bruksel komenton deklaratën e Simmons

Të ngjajshme

Irani pretendon se ka goditur një luftanije amerikane me raketa, reagon SHBA

Irani ka pretenduar se ka ndaluar një anije luftarake...

Gazi hyp i pari, përurohet ura e re në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Politico për deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.

Haradinaj ka thënë se “deklarimet e Simmons do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”.

Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për në kualitetin e këtij misioni.

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politico.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz