Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit: Burim i patriotëve ndër breza dhe i sakrificës për liri
dp

Lexo edheVidhet arka me para në xhaminë e Keqekollës në Prishtinë

Ramush Haradinaj ka kujtuar Dëshmorët dhe Martirët e Deçanit në Ditën e Përkujtimit, duke vlerësuar kontributin historik të këtij qyteti për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Deçanin si një vend historikisht në ballë të proceseve për lirinë e atdheut dhe burim të shumë patriotëve ndër breza, duke theksuar se qyteti sot vazhdon zhvillimin pavarësisht sfidave.
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edheVidhet arka me para në xhaminë e Keqekollës në Prishtinë
Ai shtoi se liria do të jetojë për aq kohë sa kujtohen ata që u sakrifikuan në themelet e saj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza!”.