Haradinaj- Kurtit: Rahoveci meriton hakun e punës së ndershme, askush s’mund të na tregojë rrënjët
dp

Lexo edheDisa prej kandidatëve për deputetë të përfshirë në vepra penale të korrupsionit

“Nuk besoj që është rastësi me ardhë dikush me iu tregu ku i keni rrënjët. Ai po kujton se ne asgjë nuk dimë, askush prej nesh. Edhe e kemi pritur atë njeri me ardhë me na tregu gjithçka për jetën. Për këtë na ndodh me ardhë dikush, se i ka dhezë aq shumë mashtrimi e lazdrimi, saqë çka të thotë ashtu është. Rahoveci e di shumë mirë kush është, e di shumë mirë kah ka rënë. E di shumë mirë çka ka heq, çfarë sakrifice ka kaluar. Rahoveci është martir i lirisë, nuk ka shtëpi këtu në qytet e nuk ka vendbanim të Rahovecit që nuk i ka dhimbjet dhe plagët e luftës. Rahoveci e meriton hakun e punës së ndershme”, ka deklaruar Haradinaj para të pranishmëve në Rahovec.
Aleanca garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 128, me Ardian Gjinin kandidat për kryeministër.

Lexo edheDisa prej kandidatëve për deputetë të përfshirë në vepra penale të korrupsionit