back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Haradinaj: Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ministrat e MAPL-së, MMPH-së dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, për të diskutuar situatën në sektorin e ndërtimtarisë, pas vdekjes tragjike të një të riu në Mitrovicë në vendpunishte.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha institucionet, por edhe akterët tjerë të përfshirë, që të zbatojnë standardet e parapara të ndërtimeve, si dhe masat mbrojtëse që parashihen me Ligjin e Punës, për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë të punësuarit.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sektori privat, në të cilin ka më së shumti të punësuar dhe që është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, por ne si institucione duhet të krijojmë infrastrukturën adekuate ligjore në fushën e ndërtimeve, si dhe të angazhohemi për kushte të mira të punës për mbrojtjen e të punësuarve në këtë sektor”, tha kryeministri Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz