BallinaLajmeHaradinaj kërkon që fëmijët të mbrohen nga komunikimi i pambrojtur

Haradinaj kërkon që fëmijët të mbrohen nga komunikimi i pambrojtur

Të ngjajshme

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që u organizua nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi dhe Kolegjin UBT.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj tha se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike.

“Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar,  hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Ai foli për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur.

“Nuk munden vetëm prindërit t’i ruajnë fëmijët nga komunikimet e pambrojtura, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucionet. Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri.

Kryeministri Haradinaj shpreson se sipërmarrësit e rinj, inovatorët, do të përfitojnë nga përparësitë që i sjellë mënyra e tillë e komunikimit, avancimi i lartë i komunikimit, në mënyrë që Kosova të jetë në trend me botën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz