Haradinaj kërkon nga Presidenti, lirimin e gjeneral Sylejman Selimit (Foto)
03

Lexo edhePër tre muaj Qeveria shpenzoi rreth 442 milionë euro

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka mbështetur thirrjet drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, nga i cili është kërkuar lirimi i gjeneral Sylejman Selimit dhe shokëve të tij, duke thënë se Drejtësia e vonuar është padrejtësi.
Këtë thirrje në rrjetin social Facebook e kanë mbështetur edhe shumë anëtar të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Indekosnline.
Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është akuzuar të nga Prokuroria për dhunimin seksual të dy vajzave shqiptare nga Mitrovica gjatë luftës.
Lexo edhePër tre muaj Qeveria shpenzoi rreth 442 milionë euro
Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile.
