BallinaLajmeHaradinaj i reagon Bajram Gecajt: A ka njeri më të poshtër se...

Haradinaj i reagon Bajram Gecajt: A ka njeri më të poshtër se rrenci

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të LDK-së, Bajram Geci, duke thënë se as që ka ditur dhe as nuk di rreth organizimit të luftës në Koshare.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Geci dhe të tjerët tentojnë t’i japin kah të pavërtetë ngjarjeve në Koshare.

Madje ai ka shkruar se “A ka njeri ma të poshtër e më të pandershëm se rreni”.

“O Bajram Geci ! Po a ka njeri ma të poshtër e më të pandershëm se rrenci !? E ai jeni ju në ketë rast, aq më tepër kurë as nuk ke ditë dhe asë që dinë diçka rreth organizimit të luftës së Kosharës….!! Une të kuptoj se ju duhetë të flisni diçka rreth gjërave dhe ngjarjeve të mëdha sepse kjo ju bën me “zemrên e Tigrit” ty o dhe shokët e tu me zemër lepuri….! Ti po as edhe ata shumë njerz si ti që po mundohi të ju jepni drejtim dhe kahje tê pa vertetê ngjarjeve nê Koshare,keni mbeturë si ata qentë e këqinjë e frigacak, që e prishinë të lehurenë kurë ja ndien erën ujkut, porë kurr nuk guxojnë ta msyejnë….!”, shkruan Haradinaj.

Ndërsa zyrtari i LDK-së Bajram Geci para një dite ka shkruar në Facebook se ata që tentojnë ta përvetësojnë dhe shtembërojnë historinë e betejës së Koshares janë të pandërshëm.

“Beteja e Koshares ishte planifikuar dhe organizuar në mënyrë profesionale nga ana e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Çdo tentim për përvetësim, mohim apo shtrembërim të kësaj historie është i pandershëm. Ata që ndërruan anë, u qoftë rruga e mbarë! Lavdi dëshmorëve!, kishte shkruar Gecaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz