back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj i përgjigjet Kurtit: Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do...

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun

Të ngjajshme

Edin Dzeko në histori të UEFA Conference League

39-vjeçar, por vazhdon duke shënuar gola në garat europiane. Edin...

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit...

Nisje pozitive e Dritës në Conference League, ja sa para ka grumbulluar deri tani

Skuadra e Drtiës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Omonias në...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e ka dhënë propozimin për të mos mbetur Kuvendi i bllokuar qysh në seancën e parë duke qenë të gatshëm të votojnë një kandidat konsensual.

“Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshëm”.

Haradinaj tha se zgjedhjet janë “çdoherë zgjidhja, por është e dhimbshme që të mos implementohet rezultati zgjedhor që kemi tani vetëm pse ai s’e ka fituar shumicën”.

I pyetur për deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se AAK ishte në gjendje të kalonte pragun vetëm duke qenë në një koalicion me Nismën, Haradinaj tha se është e njëjta sikurse koalicioni i Vetëvendosjes me Alternativën e Guxo.

“Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

Kurti në një intervistë në mediumin publik mbrëmë tha se Nisma e Fatmir Limajt jo vetëm që u kthye në Kuvend, por se këtë ia mundësoi edhe AAK-së.

“Është lajm që Fatmir Limaj, komandant Çeliku siç njihej gjatë luftës, është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend, por le të mos harrojmë një gjë tjetër: jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag.  /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz