Haradinaj i bën thirrje opozitës: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kapjes së shtetit, korrupsionit dhe përçarjes që ai i ka bërë vendit

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka folur sot në foltoren e Kuvendit duke përsëritur se siguria jonë kombëtare buron nga sakrifica për liri, nga UÇK-ja dhe themel e ka atë.
Ai ka thënë se po të mos ishte UÇK-ja, nuk do të ishim të lirë.
“Siguria jonë kombëtare buron nga aleanca me Amerikën dhe NATO-n. Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën tonë që është në themel të ekzistencës sonë UÇK-në. Për çfarë do arsye që e gjejmë ne dhe nuk e mbrojmë UÇK-në, rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, lirinë tonë, sovranitetin tonë. Po ashtu nëse nuk e mbrojmë aleancën me Amerikën dhe NATO-n prapë rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare. Kush ka dilema për kët ënuk jeton në këtë shekull”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar edhe një tjetër mënyrë se si rrezikohet siguria jonë kombëtare.
“Rrezikohet kur ne nuk i kryejmë punët tona, nuk e respektojmë Kushtetutën, ligjet tona dhe varësisht prej interesave pozicionohemi ndaj vlerave tona sublime. Pastaj shohim çka bëjnë armiqtë, e dimë çka bëjnë ata. Kurrë nuk do të ndalen pa na rreziku, është puna e tyre. Ne duhet të japim llogari çka bëjmë ne që të mos rrezikohemi. Armiqtë do të dështojnë gjithmonë, kur ne i bëjmë punët tona dhe në këtë kush ka dilemë prapë nuk jeton në kohën reale”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se e mbështesin çdo veprim në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Lexo edheLushaku-Sadriu alarmon për dhunën në Kosovë: Konfliktet po marrin jetë, shoqëria s’mund të heshtë
“Më mirë vonë se kurrë e më mirë pak se hiq. Ama marre që kemi ardhur në këtë ditë ku jemi sot e kemi shumë dilema të brendshme kush është në themel të ekzistencës sonë. Më vjen marre unë që jam UÇK e që po duhet t’ua them këto fjalë. Çdo njeri normal duhet ta dij, që ne themel të ekzistencës sonë, sovranitetit, kufijve, lirisë sonë e kemi UÇK-në, e kemi Aleancënme Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se liria mbrohet edhe duke bërë opozitë të vërtetë.
“Demokracia vdes atë ditë që nuk ka opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit të këtij njeri, kundër krejt përçarjes që ia bën këtij vendi. Është detyrë e jona kombëtare, ka të bëj me sigurinë kombëtare. Iu ftoj të bashkohemi t’i bëjmë opozitë të vërtetë keqqeverisjes Kurti”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/














