Termokos nis përgatitjet për ngrohjen e konsumatorëve, furnizimi fillon me kapacitet të kufizuar
dp

Lexo edhePresidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Në njoftimin për media nga kjo kompani thuhet se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit të pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, “furnizimi ka filluar me kapacitet të kufizuar, duke u rritur gradualisht”.
“Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë”, tha kompania “Termokos”.
Më tej, NP “Termokos” tha se do të vazhdojë të angazhohet dhe do të jetë në gjendje gatishmërie të plotë, që edhe këtë sezon ngrohës të ofrojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Lexo edhePresidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese