BallinaLajmeHaradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për siç ka thënë ai, shoubizz me temat e sigurisë.

Kreu i AAK-së, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se zyrtarët që merren me sigurinë e vendit i obligohen heshtjes profesionale “edhe deri në tjetrën dyje”.

“Unë jam ruajt në Shqipëri, nuk jam identifikuar mjaftueshëm, jam ruajt shumë, profilin e kam ruajtur shumë kujdesshëm që mos me u ekspozu pa nevojë. Edhe t`ju them të drejtën, tash shpesh i kritikoj këta që po shkojnë në veri po bëjnë foto, Xhelal Sveçlën e tjerët, se temat e sigurisë nuk janë shoubiz. I obligohesh heshtjes profesionale edhe deri në tjetrën dyje. Palët e sigurisë e partnerët e sigurisë nuk e aprovojnë këtë. Unë me siguri do të marr me vete çështje që janë të rëndësishme, nuk do t`i lë në këtë jetë. Ato mbesin, veprat, se dikush i ka kry, s’kam të drejtë unë me i zbulu, si në këtë rast zoti Rubin tash”, tha Haradinaj në Rubikon, raporton Klankosova.tv.

Ai madje tha se po të mos fliste Rubin për këtë çështje në Hagë, kurrë nuk do ta zbulonte që ka bashkëpunuar me CIA-n.

“Mos të kish fol ai, unë nuk do të guxoja të flisja ashtu, se është ofendim i marrëdhënies në këtë rast. Marrëdhëniet e sigurisë nuk janë marrëdhënie për publik, për shoubiz, se publik janë edhe armiqtë. Në siguri nuk bënë me lakmu me marrë meritën menjëherë”, tha Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz