BallinaLajmeHaradinaj: Faleminderit amerikanë që punoni këtu, nganjëherë ne harrojmë të jemi falënderues

Haradinaj: Faleminderit amerikanë që punoni këtu, nganjëherë ne harrojmë të jemi falënderues

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje për gjithë stafin amerikanë që shërbejnë në misione diplomatike, ushtarake dhe të ndryshme në Kosovë, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ua uroj Ditën e Falënderimeve gjithë të pranishmëve, duke theksuar se Kosova është vend i ri, por që e vlerëson lartë familjen dhe shoqërinë.

“Jemi shumë mirënjohës qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët shërbejnë në Kosovë. Jeni nën presion çdo ditë, punoni shumë, dhe nganjëherë harrojmë të jemi falënderues. Ky është një moment i mirë dhe jam i lumtur që së bashku sot mund të ndjehemi si familje, sepse këto janë ndjenjat tona”, tha kryeministri Haradinaj, duke u dëshiruar gjithë të mirat stafit amerikanë që shërbejnë në Kosovë dhe familjeve të tyre në SHBA.

Ndërkaq, James Hope, shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, falënderoi kryeministrin për pritje, duke theksuar se Dita e Falënderimeve është një festë në Amerikë, festë kjo në të cilën kalon kohë me familje dhe shoqëri.

“Kjo ma kujton Kosovën dhe familja është shumë e rëndësishme. Nuk do të mund të paramendoja një vend më të mirë në Kosovë për të kaluar Ditën e Falënderimeve sesa këtu në këtë vend shumë të ngrohtë”, tha Hope.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz