BallinaLajmeHaradinaj: Edhe Isa Mustafa ka marrë statusin e veteranit, madje atë të...

Haradinaj: Edhe Isa Mustafa ka marrë statusin e veteranit, madje atë të luftëtarit

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Sipas njërit prej udhëheqësve të organizatave të dala nga lufta e fundit, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministër i Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit në ekzil, pas luftës në Kosovë ka fituar statusin e veteranit të luftës së UÇK-së.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të UÇK-së, Nasim Haradinaj, po thotë se edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë statusin e veteranit luftëtar nga Komisioni qeveritar për identifikimin e tyre.

Haradinaj me bindje insiston se deri para një viti e gjysmë emri i ish-kryeministrit Mustafa ka figuruar në këto lista, ndaj të cilave Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar, dhe pritet së shpejti të ngrihet një aktakuzë për mashtrim.

“Isa Mustafa e ka marrë statusin veteran luftëtar”, thotë Nasim Haradinaj.

Këtë fakt, Haradinaj thotë se ia ka përmendur para një viti e gjysmë kreu të LDK-së në një takim në zyrën e tij, sa ishte ende shef i ekzekutivit kosovar.

“Isa Mustafa ka qenë me statusin e veteranit. Para një viti e gjysmë, unë personalisht i kam thënë në zyrë që je edhe ti veteran, edhe nuk ka bo za. Edhe ka qenë”, thotë Haradinaj.

“A është hjekë prej asaj dite kur i kemi thanë na, nuk e di, se na mo s’e kemi listën. Por po, ka qenë”, shton ai, duke potencuar se organizata në të cilën ai vetë është nënkryetar prej atëherë nuk i janë dhënë më listat e reja të Komisionit qeveritar për veteranë.

I pyetur se si ish-ministri i Financave në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit ka marrë status të luftëtarit pa qenë në vijë të frontit të UÇK-së, Nasim Haradinaj është përgjigjur shkurt.

“E din ky”, thotë ai, duke iu referuar kreut të LDK-së dhe ish-kryeministrit të vendit.

“Problemi është kështu, se veteran luftëtar e kanë marrë edhe punëtorët e 3 përqindëshit, e edhe të “Vendlindja thërret” se s’kanë qenë në luftë. E, ajo është gabim”, shton nënkryetari i OVL-UÇK-së.

Në vitin 2014, kreu i LDK-së u zgjodh kryeministër i Kosovës nga koalicioni PDK-LDK, deri në maj të vitit 2017 kur Qeveria e tij u rrëzua me votë në Kuvend.

Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Llapit, Nuredin Ibishi, thotë të mos jetë në dijeni nëse emri i shefit të tij të partisë, Isa Mustafës, figuron në listat e Komisionit qeveritar për veteranë, si pjesëtar i vijës së frontit të luftës.

“Nuk e di për besë. Nuk e di”, tha të premten ish-deputeti i LDK-së.

Njësoj thotë edhe drejtuesi i organizatës pjesë e të cilës është Nesim Haradinaj. Por, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, të paktën ka dëgjuar të përflitet për këtë gjë.

“Përfolet shumë, por informacione nuk kam. Nuk e kam parë aplikacionin e tij dhe certifikatën. Me u përfolë përflitet, por nuk kam ndonjë informacion”, tha ai.

Të njëjtën gjë e thotë edhe Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së.

Ndryshe, Nesim Haradinaj  për Gazetën Express, nuk ka dhënë numër se sa luftëtarë ka pasur UÇK-ja, por thotë se numri i veteranëve luftëtarë është i fryrë, duke akuzuar se një gjë të tillë e kanë bërë partitë politike për vota.

“Këta për politikë i kanë gjuajtë në kategorinë e parë, për votë. Tana partitë edhe VV, tona rend, rend”, thotë ai.

Fryrja e këtyre listave dhe dyshimet për mashtrime të mëdha me veteranë, janë subjekt i një hetimi që Prokuroria e Shtetit ka nisur dhe që pritet të konkretizohet brenda javëve me aktakuzë, edhe pse ish-prokurori i këtij rasti ka dhënë dorëheqje. Veprimi i këtij të fundit, Elez Blakaj, pretendohet se ka ardhur pas kërcënimeve që ka marrë gjatë hetimit dhe i njëjti pohon se është larguar për të jetuar në SHBA.

Blakaj, para ikjes nga Kosova, e kishte bërë gati aktakuzën, por të njëjtën nuk e kishte dërguar në gjykatë, pasi dha dorëheqje. Pas kësaj i njëjti shpërtheu në akuza për Prokurorinë e Shtetit dhe Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Sipas aktakuzës së Blakajt, për “veteranët e rrejshëm” akuzohen 11 persona, përfshirë edhe Agim Çekun, Nuredin Lushtakun, Shukri Bujën dhe ministrin aktual të FSK-së Rrustem Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz