back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaradinaj e quajti “president biletash”, vjen përgjigja e Hashim Thaçit

Haradinaj e quajti “president biletash”, vjen përgjigja e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të...

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për garën për të siguruar ftesa në inaugurimin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte quajtur Thaçin “president biletash”, pasi që ky i fundit kishte thënë se ftesa për ceremonitë përcjellëse të inaugurimit mund të blihen për 500 dollarë.

Këtij cilësimi të Haradinajt Thaçi i është përgjigjur në mënyre ironike, duke thënë se ai ka shkuar në SHBA me biletë aeroplani.

“Natyrisht me biletë kam shkuar në SHBA. E kam fjalën me biletë avioni”, tha presidenti në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Deklarimeve të Haradinajt e të Behgjet Pacollit se kanë ftesa për inaugurim të Trumpit, Thaçi iu ka përgjigjur duke thënë se “këto janë zëra të panevojshëm që krijojnë huti duke pretenduar që do të shkojnë në inaugurim.”

Sipas tij, Ministria e Jashtme ka për detyrë të sqarojë se si shkon çështja e inaugurimit.

“Aty marrin pjesë vetëm ambasadorët të shteteve përkatëse”, vazhdoi ai.

Por, sipas presidentit, sa më shumë kosovarë që të marrin pjesë atje është më mirë.

“Kushdo që shkon i bën mirë edhe vetvetes edhe Kosovës. Çdo lider që shkon në Uashington kthehet më i kthjellur”, tha ai. /Periskopi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz