Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet në Drenas dhe Drenicën në përgjithësi, e cila ka qenë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës që nga paslufta.
Haradinaj ka thënë se Drenasi dhe e gjithë Drenica më shumë janë përdorur se sa që janë ndihmuar nga PDK’ja.
Kreu i AAK’së ka shtuar se tani kjo parti ka hequr nga funksioni edhe shumë njerëz të Drenicës, të cilët i kanë qëndruar besnikë kësaj partie që nga paslufta.
Haradinaj ka thënë se ka qenë objektiv për t’u goditur nga partitë e mëdha në Kosovë, përkundër kontributit dhe bashkëpunimit që kishte me shumë nga anëtarët e tyre, të cilët i kishte shokë lufte.
Ai në “Komiteti Qendror” ka treguar se i ka thënë edhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, që tani është i dënuar, se njerëzve të cilëve po u shërbente dhe po u ndihmonte, do t’ia kthejnë shpinën, ashtu siç ia kanë bërë vetë atij. /Express/