Haradinaj ankohet për zgjedhjet në Junik: Shumë persona po marrin pjesë në votim pa qenë banorë të komunës
dp

Lexo edheKQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00

Ai në postimin e bërë është ankuar se shumë qytetarë që s’janë banorë të kësaj komune po votojnë, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.
Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin./lajmi.net/

Lexo edheKQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00