BallinaShqiptareHapet mundësia për të vizituar një plazh të virgjër në Shqipëri... quhet...

Hapet mundësia për të vizituar një plazh të virgjër në Shqipëri… quhet Pishpora!

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Hartës së plazheve në vend i është shtuar edhe një plazh i ri.

Ai është plazhi i Pishporës në Fier, por që nuk frekuentohej për shkak se nuk kishte rrugë.

Hartës së plazheve në vend i është shtuar edhe një plazh i ri. Ai është plazhi i Pishporës në Fier, por që nuk frekuentohej për shkak se nuk kishte rrugë.

E sapohapur është një rrugë rënore. Të çon në plazhin më të ri të vendit. Në Pishporë, 20 km larg qytetit të Fierit.

Dhe pse ka ekzistuar gjeografikisht pushuesit nuk mund të mbërrinin aty.

“Është plazh i paprekur, tani po hapen lokalet e rinj, falë rrugëve që u bënë”.

“Është plazh i virgjër, do dorë nga njerëzit, duhet pastruar”.

Ndodhi nga dëshira e një burri, të cilit i tërhoqi vëmendjen zona atraktive. Ai thjesht investoi një shteg rëre.

“Shikoja shumë të huaj që vinin deri në një farë vendi dhe nuk kalonin dot dhe më lindi dëshira, pse të mos u hap rrugë unë këtyre personave që ta shijojnë këtë plazh. Është ndër plazhet më të pastra, janë 3-4 km rrugë e përshkueshme pa problem”.

Në ditët e para të Korrikut janë vendosur çadrat dhe shezlonget e para. Dikush edhe po ngre një kabinë plazhi.

Pushuesit e parë ndjehen të kënaqur. Ata e kanë patur gjithmonë pranë, por s’kanë mundur ta shijojnë.

“Është plazhi i virgjër, rërë kurative, sot është bërë rruga do vijnë edhe më shumë, është plazh i pasur me jod”.

Momentalisht duket si një oaz i vogël. Me pak njerëz, ku ende nuk ka shkuar energjia elektrike. Në një të ardhme Pishpora ndoshta do të renditet tek plazhet më shumë të dëshiruara për bregun e pastër, rërën, qetësinë, por edhe dunat ranore të rralla për çdo bregdet, jo vetëm në Shqipëri./abcnews

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz