BallinaLajmeHapat e parë drejt arrestimit: Para 6 muajsh, prokurori turk solli listën...

Hapat e parë drejt arrestimit: Para 6 muajsh, prokurori turk solli listën e gylenistëve në Kosovë

Të ngjajshme

Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dekada e romëve dhe e arsimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritje...

Kryeparlamentari iranian: Tri klauzola të armëpushimit janë shkelur hapur dhe qartë

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, përmes llogarisë...

Beqaret  rrezikohen të preken nga kanceri më shumë së të martuarit

Gratë që nuk janë martuar kurrë mund të kenë...

Shakira tregon sekretin e saj/ Si i mban fëmijët larg telefonave dhe rrjeteve sociale

Nuk është e zakonshme të dëgjosh një figurë globale...

Listën me emra të gylenistëve e solli në Kosovë prokurori i përgjithshëm turk.

Presioni nga Turqia që Kosova t’i arrestojë qytetarët turq që kanë pikëpamje të njejta me politikat e Fetulah Gylenit, ka nisur qysh para 6 muajsh.

Në tetor të vitit të kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte nisur për në Prishtinë një delegacion të Prokurorisë të kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca.

Delegacioni ishte pritur ngrohtësisht nga Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Delegacioni po shoqërohej vazhdimisht edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, e cila së fundi u raportua se ishte pjesë e skenarit të arrestimit dhe deportimit të 6 gylenistëve për në Turqi.

Arsyeja e vizitës, sikur kishte raportuar edhe Televizioni Publik I Kosovës, ishte e qartë; arrestimi dhe ekstradimi i gylenistëve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

I pari i prokurorisë turke ishte shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që po I ofronte Kosova.

Madje, Delegacioni besohet se me vete kishin sjell një listë me emra të dhjetëra personave turq me qendrim në Kosovë, që Prokuroria e Turqisë i llogariste terroristë, dhe që kërkonte që ata të ekstradoheshin në Turqi.

Vetë Lumezi kishte shprehur përkushtimin për t’i ndihmuar Turqisë kur ajo kërkon ndihmë juridike ndërkombëtare për rastet që ata i hetojnë.

E listën e njejtë prokurori turk e kishte përcjell edhe në Policinë e Kosovës, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm, Shpend Maxhunin (FOTO)

Viziten delegacioni turk e kishte përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

E pikërisht në Prizren presioni Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit dha rezultatet e para, ende pa u bërë një muaj.  Atje, Policia e Kosovës në fund të muajit tetor arrestoi Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.

Rasti i tij përfundoi në gjykatë me tërheqjen e prokurorit të rastit nga kërkesa për ekstradimin e tij në Turqi.

Por, për gjashtë të arrestuarit e të ejtës së 27 marsit, udhëheqës të rrjetit të shkollave “Mehmet Akif” dhe një mjeku, Kosova nuk respektoi procedurat e ekstradimit, duke i deportuar ata brenda pak orësh në shtetit Turk.

E pikërisht nikoqirëve në duart e të cilëve Turqia dorëzoi listën me emrat e të kërkuarëve, ku bënin pjesë edhe gjashtë të arresturit, Haradinaj ua besoj sot hetimet për rastin e deportimit me forcë të tyre.

Haradinaj pas mbledhjës së Këshillit të Sigurisë Kombetare kërkoi nga Kryeprokurori Aleksander Lumezi, Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, Zevendësdrejtori i Agjencisë së Intelegjencës, Latif Merovci,  Sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, dhe disa institucioneve të tjera t’i hetuar instiutcioniet e veta në përfshirjen në këtë rast. /T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz