Hamza: VV’ja duhet ta pyesë veten se pse të gjithë votuan për rrëzimin e saj
BILLI

Lexo edheKonjufca: Plani i LDK’së, ta shpallë VV’në antiamerikane dhe të kërcejë me partitë e PAN’it

‘’PDK nuk i ka kontribuar situatës së rrëzimit të qeverisë’’, ka thënë ai.
‘’Ata e kanë rrëzuar vetë qeverinë e tyre. Nuk kemi patur fare rol’’, shtoi Hamza.
Tutje Hamza ka thënë se qeveria e kaluar do të mbajë rekorde famëkeqe.
‘’Për kohëzgjatjen e qeverisë nuk mund tia thyejë askush këtë rekord. Edhe numri i votave për rrëzimin e qeverisë ishte shumë i madh. Ata duhet tia bëjnë pyetje vetes, pse të gjithë ishin kundër neve?’’

Lexo edheKonjufca: Plani i LDK’së, ta shpallë VV’në antiamerikane dhe të kërcejë me partitë e PAN’it
Ai tregoi se PDK ka pasur raste kur partitë tjera kanë qenë kundër saj, por ai thotë se PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër asnjë partie.
‘’Ne nuk kemi qenë kundër askujt. Madje u kemi bërë thirrje të tjerëve për të ardhur me ne në pushtet.’’, përfundoi Hamza. /Express/