Hamza: Vendimet arbitrare të Speciales po e minojnë besimin e popullit në drejtësi, Kosova s’do të lejojë rishkrim të historisë
dp

Lexo edheIzraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza tha se ishte “shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së”.
Pasi Specialja vendosi që ta rrëzojë mocionin e përbashkët të avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur, Hamza tha se këto vendime po e minojnë besimin e popullit në drejtësi.
“Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik. Ne e kemi krijuar Gjykatën Speciale si përgjigje ndaj kërkesës së aleatëve tanë dhe si besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Lexo edheIzraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane
“Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë. Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë!”, shtoi Hamza.