HomeLajmeHamza: Tash është e rëndësishme çdo votë të numërohet me kujdes dhe...

Hamza: Tash është e rëndësishme çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet vullneti i qytetarëve

Të ngjajshme

GOOOOOOOOL: Kosova në epërsi kundër Andorrës, Fisnik Asllani tund portën

Kosova ka arritur të kaloj në epërsi, në ndeshjen...

Donika Gërvalla e cilëson “fitore bindëse e fantastike” rezultatin e sotëm

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Faton Peci dhe kandidatja...

Gërvalla pas rezultateve të para: Fitore fantastike dhe bindëse për herë të tretë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është deklaruar...

Vjosa Osmani pa efekt në LDK, 18.27% i kishin edhe në shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të publikoj rezultatet...

Fatmir Limaj njofton fitoren e PDK-së në Malishevë

PDK ka arritur të shënoj fitore në komunën e...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dla me një postim pas mbylljes së vendvotimeve.

Hamza ka thënë se tash është e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes, transmeton lajmi.net.

“Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.

Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.

Faleminderit Kosovë!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz