Hamza: Për pak javë presim vendimin për krerët e UÇK-së në Hagë, kthimi i tyre do të jetë ndryshim i madh për PDK-në
dp

Lexo edhe“Frutex i përgjigjet thirrjes së SHBA-së për furnizim me gaz natyror

Në lidhje me proceset të cilat ka thënë se do t’i ndërmarrin për ta rritur PDK-në, ai ka përmendur edhe kthimin e krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Procesi i dytë që është edhe më i rëndësishëm është që për pak javë e presim vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët tanë dhe ata të UÇK-së, dhe presim që të jetë një vendim lirues përndryshe do të ishte vështirë t’i thonim drejtësi asaj. Kthimi i tyre në familjet e tyre, në Kosovë por edhe për PDK-në do të jetë ndryshim shumë i madh. Unë nuk po paragjykoj se ata do të kthehen në politikë, është e drejtë e tyre, mirëpo meghithatë presim që ky vendim të jetë vendim i drejtë, lirim për liderët tanë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se vendi dhe prioritetet e vendit nuk presin, pasi që sipas tij institucionet duhet të formohen sa më shpejtë që të ketë një përmbyllje të ciklit zgjedhor dhe t’i kthehen punës.

Lexo edhe“Frutex i përgjigjet thirrjes së SHBA-së për furnizim me gaz natyror
Hamza e ka spjeguar edhe “mesazhin” që kanë dërguar qytetarët duke mos dal në zgjedhje.
“Votuesit na kanë thënë “na keni lodh, boll më””, është shprehur Hamza. /Lajmi.net/